Kriza e eksportit të grurit në Ukrainë po përshkallëzohet

Drithërat e bllokuara në Ukrainë, sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, 22 milionë tonë janë aktualisht të bllokuar në Ukrainë. Ndërsa, deri në 60 milionë tonë drithë mund të ngecin deri në vjeshtë nëse vazhdon të përballet me eksporte të bllokuara

Fermerët korrin grurë në Odesa, Ukrainë, më 4 korrik. (Metin Aktas/Anadolu Agency/Getty Images)

Për muaj të tërë, Ukraina dhe vendet aleate janë përpjekur të zbusin krizën ushqimore në rritje, të shkaktuar nga bllokada ruse e porteve ukrainase prej muajsh .

Të hënën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se deri në 60 milionë tonë drithë mund të ngecin deri në vjeshtë nëse vazhdon të përballet me eksporte të bllokuara.

Ndërsa, për drithërat e bllokuara, Zelenskyy ka thënë se 22 milionë tonë janë aktualisht të bllokuar në Ukrainë, por ky numër mund të trefishohet në muajt e ardhshëm.

“Atëherë do të jemi në një situatë vërtet të vështirë, shumë të vështirë”, ka shtuar ai.

Zelenskyy ka deklaruar se po punon me Kombet e Bashkuara në përpjekje për të hapur një korridor të sigurt që do të lejonte Ukrainën të eksportonte grurë nga portet e saj të Detit të Zi.

Ilustrim

Pse ka rëndësi drithi ukrainas

Ukraina është përshkruar prej kohësh si një nga shportat e bukës në botë. Por Kievi akuzon Moskën për bllokimin e porteve të saj dhe përpjekjen për të vjedhur grurin e saj.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka thënë se bllokimi i porteve të Ukrainës nga Rusia ka rritur tashmë çmimet globale të ushqimit dhe kërcënon të shkaktojë një mungesë katastrofike ushqimore në disa pjesë të botës.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se po bllokon portet ose po vjedh grurë.

Gjetja e rrugëve alternative është çështje jetike

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë të hënën se komuniteti ndërkombëtar do të duhet të gjejë “rrugë alternative” për të transportuar furnizimet me grurë nga Ukraina.

Johnson sugjeroi përdorimin e linjave hekurudhore ose të lumit Danub, nëse nuk mund të mbështetet te ngushtica e Bosforit në Turqi.

Kievi i ka bërë thirrje Ankarasë që të ndalojë një anije me flamur rus që transportonte grurë nga Ukraina. Ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar ka thënë se anija Zhibek Zholy ishte ngarkuar në portin juglindor të Berdiansk.

“Ka mundësi që gruri të jetë dorëzuar nga zonat fqinje, por pika e ngarkimit ka qenë Berdiansk, pra territori i pushtuar” ka thënë ai, raporton CNN, trasnmeton Portali Dukagjini.

Sipas Bodnar, Ministria e Tregtisë e Turqisë iu përgjigj apelit fillestar duke thënë se anija do të qëndrojë e ankoruar pranë portit të Karasu pa u lejuar të shkarkohet e as të kthehet prapa, ndërsa Turqia vlerëson kërkesën e Ukrainës.

Rusia po korr drithëra

Rreth 2 milionë tonë metrikë grurë po korren nga fushat në rajonin jugor të Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga forcat ruse, sipas Yevgeniy Balitsky, kreut ushtarak të zonave të pushtuara nga Rusia të Zaporizhzhia.

“Furnizimi me drithë lehtësohet nga bashkëpunimi i ngushtë me autoritetet e Krimesë, të cilët siguruan kalim të papenguar nëpër pikat doganore dhe kufitare”, ka thënë Balitsky.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka përvetësuar furnizimin me drithë të vitit të kaluar nga territoret e pushtuara në jug të vendit.

Njerëzit e zhvendosur rreshtohen për racione ushqimore jashtë stacionit hekurudhor Lviv, në Ukrainën perëndimore, më 3 mars 2022. Pushtimi rus i Ukrainës ka detyruar më shumë se 2 milionë njerëz të largohen nga atdheu i tyre në më pak se 2 javë. | Bernat Armangue/AP

Paralajmërimet për urinë

OKB-ja ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shtyjë deri në 49 milionë njerëz në  uri ose kushte të ngjashme me urinë për shkak të ndikimit të saj shkatërrues në furnizimin global të ushqimit dhe çmimet.

Muajin e kaluar, Zelensky ka deklaruar  se Afrika është “marrë peng” nga lufta e Rusisë dhe paralajmëroi se kriza globale e ushqimit do të vazhdojë “për sa kohë që kjo luftë kolonizuese të vazhdojë”, duke ndikuar në jetën e deri 400 milionë njerëzve që varen nga eksportet ukrainase.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika