Dita e mërkurë ka qenë një ditë shumë e ngarkuar për kryeministrin britanez Johnson.
Ai ka marrë letrat e dorëheqjes nga ministrat dhe duhet të gjejë zëvendësuesit e tyre, pas përballjes me deputetët në pyetjet e kryeministrit – tani do të jetë para komisionit të ndërlidhjes, njofton BBC.
Komisoni është një lloj superkomiteti i përbërë nga deupetët që krysojnë të gjitha komisonet, si në shëndetësi, arsim, mbrojtje e etj.
Kemi Badenoch, Neil O’Brien, Alex Burghart, Lee Rowley dhe Julia Lopez janë ministrat që kanë dhënë dorëheqje me një letër të vetme.
Julia Lopez ishte ministre e Kulturës.
Lee Rowley ishte ministër i Biznesit.
Alex Burghart ishte ministër i Arsimit.
Neil O’Brien ishte një ministër i Zhvillimit.
Kemi Badenoch ishte një ministre e Qeverisë Lokale.
Ndërsa, Mims Davies është ministrja e fundit që dhënë dorëheqje, ajo ishte ministre e Punësimit në Departamentin për Punë dhe Pensione.
Kjo e çon totalin e ministrave dhe ndihmësve që kanë dhënë dorëheqje në 27.
Korrespondenti politik Nick Eardley thotë se ish-sekretari i Mbrojtjes Liam Fox do të shkojë në numrin 10 për t’i thënë kryeministrit se duhet të japë dorëheqje.
Liam Fox, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka treguar që i ka shkruar Boris Johnson-it duke tërhequr mbështetjen e tij.
I have loyally supported every @Conservatives Leader since 1992. However, today I am withdrawing my support for the Prime Minister. @BorisJohnson's leadership is untenable. My letter👇 pic.twitter.com/bnx11Ck3WU
— Dr Liam Fox MP (@LiamFox) July 6, 2022