Protestuesit të cilët janë duke e kundërshtuar një propozim francez, i cili synon të ndihmojë në tejkalimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes, që kanë të bëjnë me gjuhën dhe historinë, nëpërmjet një video të postuar nga televisoni Alsat M, shihen duke u përleshur me persona të tjerë, dhe dëgjohen të shtëna armësh.
Protestuesit që janë duke protestuar tash e disa ditë për para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të mbërrirë te shtatorja e Skënderbeut, janë përleshur me disa persona të tjerë.
Motivet e kësaj përleshjeje ende nuk dihen.
Protesta në Shkup, mbi 40 policë të lënduar dy në gjendje të rëndë