Është arrestuar një nxënës për vrasjen e dy mësueseve në Malmo, të Suedisë, i njëjti ka qenë nxënës i kësaj shkolle.
I dyshuari, është arrestuar menjëherë pasi kishte sulmuar dhe vrarë dy gra me thikë dhe sëpatë më 21 mars 2022.
Të dy viktimat janë gjetur në katin e tretë të shkollës latine qendrore në Malmo, në Suedinë jugore, 10 minuta pasi policia ishte njoftuar.
Prokurorët kanë thënë se 18-vjeçari nuk ishte i njohur më parë për autoritetet dhe nuk kishte precedentë penalë.
Anders Elison, avokati i të pandehurit, kishte thënë më herët për mediat suedeze se veprimet e klientit të tij ishin “plotësisht të pashpjegueshme” dhe se sulmi nuk kishte për qëllim shkollën apo dy mësuesit. Ai gjithashtu pretendoi se i riu vuante nga problemet e shëndetit mendor.
Rreth 50 persona ndodheshin brenda shkollës në momentin e sulmit dhe shumë nxënës ishin mbyllur në klasa, kurse i akuzuari për këtë vepër mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për dy vrasjet, transmeton euronews.
Ndërkaq, seanca gjyqësore do të zhvillohet me 20 korriku në Malmo.