Qytetarët e Jemenit nuk vuanin vetëm nga lufta e cila u zhvillua viteve të fundit, ata po vuajn edhe nga ambienti i kontaminuar nga mbeturinat.
Në kryeqytetin Sanaa në një kodër pranë, njerëzit qëndrojnë gati me thasë për të mbledhur çdo lëndë të riciklueshme që mund të gjejnë mes pirgjeve të mbeturinave.
Deponia e al-Azraqain merr qindra tonë plehra në ditë, duke përfshirë mbetje të rrezikshme mjekësore të patrajtuara të krijuara nga spitalet në Sanaa.
Më shumë se shtatë vjet konflikt në Jemen kanë shkatërruar ekonominë, kanë zhvendosur miliona dhe kanë shkaktuar kërdi në mjedis.
Zyrtarët e menaxhimit të mbetjeve në Sanaa thonë se sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia Saudite shkatërruan një incenerator të përpunimit të mbetjeve mjekësore në vendin e deponisë në vitin 2015.
Administratorët Houthi thonë se po kërkojnë mbështetje nga OJQ-të për të rindërtuar objektin.
Në vitin 2021, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, inauguroi një sistem mbeturinash në energji në Jemen në një përpjekje për të “revolucionarizuar qasjen e guvernatorit për trajtimin e menaxhimit të mbetjeve”.
Impianti i ndërtuar në jugperëndim të kryeqytetit pritet të transformojë deri në pesë tonë mbetje të ngurta në ditë.
Por kjo është vetëm një pjesë e vogël e 1 mijë e 870 tonë mbeturinave të hedhura në al-Azraqain.
Palët ndërluftuese të Jemenit, në një përparim të këtë muaj për një armëpushim dy-mujor që filloi më 2 prill – i pari që nga viti 2016.