Kremlini gëzon teksa të tjerët ndjekin me kujdes dorëheqjen e Johnson

Kohët e fundit, Johnson kishte thënë se kishte ndërmend të qëndronte dhe të luftonte. Por, moria e dorëheqjeve nga ministrat e qeverisë vazhdoi deri të enjten, me letër pas letre që kritikonte liderin e goditur nga skandali dhe i kërkohej Johnson që të jepte dorëheqjen

Boris Johnson, gjatë konferencës së mbajtur për të deklaruar vendimin, 7 korrik 2022

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka njoftuar dorëheqjen e tij si lider i Partisë Konservatore pas një vale dorëheqjesh të anëtarëve të qeverisë por, ai mbetet kryeministër deri në zgjedhjen e një kryeministri të ri.

“Është i qartë tani vullneti i partisë parlamentare Konservatore që të ketë një udhëheqës të ri të asaj partie dhe për rrjedhojë, një kryeministër të ri,” ka thënë ai të enjten.

Johnsoni ka dhënë dorëheqje nga kryesimi i Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe, raporton “BBC“.

Ai ka thënë se partia ka shprehur dëshirën për të zgjedhur lider të ri të partisë dhe rrjedhimisht, edhe një kryeministër të ri.

Ai ka paralajmëruar se lëvizjet për liderin e ri do të nisin javën e ardhshme.

Boris Johnson, gjatë konferencës së mbajtur për të deklaruar vendimin, 7 korrik 2022

“Kështu që, dua t’u them miliona njerëzve që votuan për ne në 2019, shumë prej tyre votuan për herë të parë konservatorë. Faleminderit për këtë mandat të jashtëzakonshëm. Shumica më e madhe konservatore, që nga viti 1987,” shtoi ai.

Kohët e fundit, Johnson kishte thënë se kishte ndërmend të qëndronte dhe të luftonte. Por, orteku i dorëheqjeve nga ministrat e qeverisë vazhdoi deri të enjten, me letër pas letre që kritikonte liderin e goditur nga skandali dhe i kërkohej Johnson të jepte dorëheqjen.

Largimi i Johnson ka shënuar një rënie të jashtëzakonshme për një kryeministër i cili dikur shihej se kishte superfuqi politike, me një thirrje që kapërceu linjat tradicionale të partisë.

Ai arriti një fitore dërrmuese në dhjetor të vitit 2019 me premtimin për arritjen e një marrëveshjeje “Brexit” dhe udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar drejt një të ardhmeje jashtë Bashkimit Evropian.

Johnson pritet të japë dorëheqje, por shpreson se mund të qëndrojë në detyrë deri në vjeshtë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika