Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të enjtën ka informuar se nga 810 testime, 258 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Të mërkurën janë shëruar 64 qytetarë.
Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 602.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 65 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 830 mijë e 937 doza të vaksinës.
Deri më sot 823 mijë e 8422 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 103 mijë e 376.