Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka bërë apel te qytetarët e Kosovës, të kenë kujdes me ushqimin.
Ky institucion ka bërë të ditur se për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar, shumë qytetarë kanë përfunduar duke u trajtuar në spitale. Sipas tyre, ata tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.
Tutje, IKSHPK, i ka listuar hapat të cilat duhet t’i marrin qytetarët për t’u mbrojtur nga helmimet e mundshme si pasojë e ushqimeve.
“Instituti Kombëtar i bën thirrje popullatës:
Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi.
Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.
Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj
Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.
Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier.
Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.
Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.
Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer
Ushqimi i ngrirë, i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.
Duart duhet të lahen dhe thahen:
– para se të filloni të përgatisni ushqimin
– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
– pas përdorimit të tualetit
– pasi të pastroni hundën
– pasi të prekni një kafshë
– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup”.