Të gjithë qendrën e Shtërpcës fokusi i këtyre kamerave e incizonte.
Prej shumë kohës për gjithçka që ndodhte në këtë qytet më shpejt se institucionet e Kosovës, informoheshin ato të Serbisë.
Kjo për faktin që sinjali i këtyre kamerave në komunën me shumicë serbe, shkonte në Beograd.
E këtë e konfirmon edhe prokurori i rastit Rasim Maloku, i cili dha urdhrin e bastisjes.
“Ne e dimë që ato informacione janë përcjellë në organet e sigurisë të shtetit serbë”, ka thënë Maloku.
Policia e Kosovës e hetues të policisë këtu bastisën disa lokacione përshirë edhe një shkollë fillore.
“Kamerat nuk janë̈ në funksion që më parë, konkretisht në 6, 7 vitet e fundit këto kamera nuk funksionojnë̈. Ajo që duhet të them më tej është̈ se që nga fillimi i vitit 2022, në disa korrespondenca që kemi pasur me autoritetet në Prishtinë, kemi dhënë̈ të gjitha informatat e nevojshme” ka thënë kryetari i komunës së Shtërpcës Dalibor Jetiq.
Policia ka intervistuar disa persona por të arrestuar nuk ka.
Sipas prokurorit Maloku, edhe pse jo direkt ky rast lidhet me emrin e ish-kryetarit të Shtërpcës Bratislav Nikolliq.
“Ish-kryetari i komunës së Shtërpcës Bratislav Nikoliq, është njëkohësisht edhe koordinator i strukturave paralele atje”, ka deklaruar Maloku.
E krejt këtë aksion të policisë po e duartrokasin qytetarët shqiptarë por jo edhe ata serbë, të cilët as nuk pranuan të flasin para kamerës.
“Ky aksion është shumë shumë i mirë. Ne nuk e kemi ditur këtë çështjen e kamerave por policia shumë mirë kanë bërë që kanë intervenuar”, ka thënë një qytetar.
Kritika menjëherë dha Lista Serbe, sipas të cilëve kjo nuk ka të bëjë me respektimin e ligjit, por sipas tyre ky është aksion politik i shteti të Kosovës.