Zelesnskyy i mërzitur për dorëheqjen e Boris Johnson

Presidenti i Ukraninës, Volodymyr Zelenskyy, ka shprehur pikëlimin e tij dhe të gjithë popullit ukrainas për dorëheqjen e Boris Johnson si lider i Partisë Konservatore

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, dhe kryeministri i britanez Boris Johnson.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka njoftuar për dorëheqjen e tij si lider i Partisë Konservatore pas një vale dorëheqjesh të anëtarëve të qeverisë. Por, ai mbetet ende kryeministër deri në zgjedhjen e një kryeministri të ri.

Këtë ngjarje e ka komentuar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka shprehur pikëllimin e tij dhe të gjithë popullit ukrainas, për lajmin e dorëheqjes së kreut të Partisë Konservatore.

“Miku Boris Johnson, të gjithë ukrainasit u pikëlluan nga lajmi i dorëheqjes së kreut të Partisë Konservatore”, ka shkruar Zelenskyy.

Gjithashtu, ai u shpreh mirënjohës për ndihmën që i ka ofruar Johnson si kryeministër i Britanisë, që në ditët e para të luftës.

“ I jemi sinqerisht mirënjohës për ndihmën vendimtare dhe të pakompromis që në ditët e para të luftës. Faleminderit të veçantë për udhëheqjen tuaj në mbrojtjen e interesave të Ukrainës në arenën ndërkombëtare”, ka vazhduar Zelenskyy.

Për fund, Zelenskyy tha se nuk ka asnjë dyshim që mbështetja e Mbrëtërisë së Bashkuar do të ruhet, dhe do të mbeten miq dhe aleatë të fortë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika