Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën kundër gjenocidit serb në Srebrenicë

Të mërkurën e shatë korrikut, Shqipëria ka dënuar gjenocidin e Serbisë në Sebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës. Në seancën për miratimin e rezolutës kanë marrë pjesë 133 deputetë, ku të gjithë kanë votuar pro rezolutës

Kuvendi i Shqipërisë

Të enjten e shtatë korrikut, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën e propozuar për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës, të cilën e kishte shkaktuar regjimi i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Milloshoviq.

Në seancën për miratimin e rezolutës që e dënon gjenocidin e Serbisë në Sebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës kanë marrë pjesë 133 deputetë, ku të gjithë kanë votuar pro rezolutës.

Deputeti i Partisë Demokratike(PD), Tritan Shehu, kishte propozuar katër amendamente, por që të gjitha nuk i kishin siguruar votat e nevojshme.

Pas refuzimit të rezolutës që kishte propozuar ish-kryeministri, Sali Berisha, Partia Socialiste ka propozuar rezolutën e re, e cila u miratua nga të gjithë deputetët e pranishëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Sipas propozimit, ajo emërtohet zyrtarisht si një rezolutë “Në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Bosnjë”.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika