Ka nisur protesta e thirrur nga deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha. Tashmë protestuesit janë nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Qytetarët që po marrin pjesë në protestë, po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Ata po protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe kundër vendimeve të Qeverisë.
Në sheshin “Dëshmorët e Kombit”, shihen mijëra qytetarë të cilët kundërshtojnë rritjen e çmimeve.
Kjo protestë është parashikuar të zgjasë rreth dy orë dhe fjala përmbyllëse pritet t’i takojë kryetarit të PD-së, Salih Berisha.
Mbi 1000 pjesëtarë të policisë do të jenë të angazhuar në terren, mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës, raporton Euronews Albania.
Ashtu si në protesta e tjera, do të ketë një kordon policie para Kryeministrisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë në mbikëqyrje të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast.