Zyrtari i NATO-së: FSK nuk duhet të shkojë në veri pa u konsultuar me KFOR-in

Zyrtari i lartë i NATO-s, Mircea Geoana, ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka biseduar rreth anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO. Sipas tij, NATO nuk sheh asnjë shenjë rreziku që ajo mund të përshkallëzohet, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Zyrtari i lartë i NATO-s, Mircea Geoana.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, gjatë qëndrimit në Kosovë, është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, gjithashtu është takuar edhe me komandantin e KFOR-it.

Me presidentën Osmani, Geoana ka biseduar rreth anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.

Për portalin KoSSev, ai ka thënë se situata është e brishtë, por stabile, dhe se NATO nuk sheh asnjë shenjë rreziku që ajo mund të përshkallëzohet, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shtuar se KFOR-i i përmbahet në mënyrë rigoroze mandatit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas tij, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk duhet të shkojnë në veri pa u konsultuar paraprakisht me komandantin e KFOR-it.

“Kur bëhet fjalë për Forcat e Sigurisë së Kosovës, ne gjithmonë themi se të gjithë duhet t’i përmbahemi Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, e cila thotë shumë qartë se çdo lëvizje e mundshme drejt veriut nuk duhet të bëhet pa u konsultuar me komandantin e KFOR-it. Dhe ky është mesazhi që u dërguam të gjithë vendimmarrësve në Prishtinë, të cilët i vizituam sot”, ka thënë Geoana.

Gjithashtu, ai ka thënë se mesazhi i tij, dhe i të gjithëve nga NATO, për të dyja palët është inkurajimi i dialogut.

“Kjo është arsyeja pse mesazhi im dhe mesazhi i të gjithë neve nga NATO-ja për të gjitha palët, është se ne inkurajojmë dialogun dhe se dialogu dhe kompromisi nuk ka zëvendësim dhe se duhet të shmangim çdo vendim të papritur që mund të shkaktojë destabilitet. ”, ka shtuar Geoana.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika