Në fshatin Runik të Skenderajit, okarina është gjetur instrumenti më i vjetër që është gjetur në trojet shqiptare.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është duke kërkuar që në mesin e 1 mijë e 247 artefakteve të Kosovës që mbahen ilegalisht në Serbi të kthehen në Kosovë.
Në mesin e këtyre artefakteve është dhe okarina.
“1247 artefakte të Kosovës mbahen ilegalisht në Serbi. Okarina është një instrument muzikor i bërë nga balta e pjekur. I përket periudhës së neolitit të hershëm (mijëvjeçari VII–VI p.e.s.). Gjetur në Runik, Skënderaj, Republika e Kosovës. Na ndihmoni #Kthejeni i OKARINA në shtëpi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
MRKS-ja për kthimine artefakteve në Kosovë ka kërkuar ndijhmë nga Komisioni Evropian, UNESCO dhe organizata të tjera.