Infektologu Ramadani: Mund të kemi një valë të re infektimesh me Covid-19

Pas rritjes së rasteve me infektime nga virusi Covid-19, pritet që të kthehet një valë e re me numra më të mëdha infektimesh. Kështu ka thënë infektologu Hamdi Ramadani, i cili ka thënë se qytetarët duhet të vaksionohen me dozën e tretë kundër koronavirusit

Infektologu, Hamdi Ramadani

Infektologu Hamdi Ramadani, ka thënë se rritjet e rasteve të infektimeve me virusin Covid-19, në Kosovë, mund të sjellin një valë të re me infektime edhe më masive.

Sipas tij, rritjet e rasteve po ndodhin për shkak të ardhjes së mërgatës dhe mungesës së kufizimeve në ambiente të mbyllura, siç janë restorantet dhe qendrat tregtare.

“Po shifet që situata po shkon në drejtim të një rritje, ose të një fillimi të re, të covid019, dhe kjo mendoj që do të ishte e pritshme sepse që nga 24 qershori në vendin tonë ka shumë ardhje nga mërgata, dhe tubimet e mëdha në restorante të mbyllura, pa distancë, pastaj në qendrat tregtare e kafiteri”, ka thënë ai në emisionin “Five” të Rtv Dukagjinit.

Tutje Ramadani, ka thënë se ata që tashmë janë imunizuar me dozën e tretë ta vaksinës Anti-Covid, do ta kalojnë lehtë në rast se infektohen me koronavirus. Kurse ata që janë vaksinuar me vetëm dozën e pare dhe ata të dytë, janë më të rrezikuar.

“Rreziku më i madh qëndron, se tashmë ka filluar një valë e re, dhe nr 407 tregon që mund të ketë raste të rënda. Në vendin tonë deri më sot është vetëm 103 mijë qytetarë që e kanë marrë dozën e tretë, këta janë në formë të mbrojtur, mundësia tek ky grup për simptoma është tepër e ulët”, ka thënë Ramadani.

“Kemi mbi 903 mijë persona që e kanë marrë dozën e parë, por doza e parë nuk mbron ndaj virusit, duke i parë variantet e ndryshme, pastaj me dozën e dytë 823 mijë, edhe kjo nuk është e bollshme OBSH kanë rekomanduar të shkohet me dozën e tretë”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika