Ende nuk është zbardhur se kush i vuri flakën kamionëve në Zubin Potok

E pazbardhur ka mbetur ngjarja e 2 korrikut që ndodhi në afërsi të Zubin Potokut. Atje dy kamionëve iu vu flaka, ndërsa ishin pronë e një kompanie që po kryente punime në këtë zonë në një projekt që konsiderohet si i klasifikuar. Detje për këtë rast nuk kanë dhënë as prokuroria e as policia, ndërsa të heshtur kanë qëndruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme

Kamionat e djegur në Zubin Potok

Një ngjarje e rënë me elemente kriminale, ndodhi pothuajse një javë më parë në mes të fshtarave Çabër dhe Zupç.

Këtu, iu vu flaka dy kamionëve te një kompanie të cilët po kryenin punime në këtë zonë.

Se kush e bëri këtë akt nuk është zbuluar ende, ndërsa polica dhe prokuroria qëndrojnë mbyllur në dhënien e detajeve për këtë rast.

Pavarëisht ngjarjes së rëndë, puna në zbatimin e këtij projekti në zonën veriore të vendit po vazhdon.

Por, kjo po bëhet nën masa të shtuara të sigurisë.

Mbase këto masa sigurie janë edhe për shkak të rëndësisë së projektit që po zbatohet, e që i përket infrastrukturës kritike të shetit, prandaj edhe mbahet si i klasifikuar.

Në lidhje me këtë projekt dhe ngjarjen me premisa kriminale në veri, RTV Dukagjini i ka drejtuar pyetje edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Por, as kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë, sipas Fadil Kajtazit, që është ekspert i sigurisë, rëndësia e këtij projekti që konsiderohet si i klasifikuar, ka mundur të nixt strukturat kriminale që të bëjnë verpime të tilla.

Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë

Ai shton se të gjitha grupet kriminale në veri, dirigjohen nga Beogradi.

“Me datë 2 korrik, gjatë kohës kur ishin parkuar në këtë pjesë, dy kamionë u dogjën tëresisht”,ka thënë eksperi i sigurisë Fadil Kajtazi.

Pronarët e këtyre mjeteve, në të njetën ditë, folën për televizionin Dukagjini sesi ishin ditët e para të punës.

Të njejtit, nuk u lejuan të flasin dy ditë më vonë për të njejtin situatë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika