Elon Musk vendos të mos e blejë rrjetin social Twitter

Elon Musk

Elon Musk ka thënë se po i jep fund ofertës prej 44 miliardë dollarësh për ta blerë rrjetin social Twitter, duke pretenduar për shkelje të shumta të marrëveshjes nga kjo kompani, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Musk ka vendosur të mos e vazhdojë më marrëveshjen sepse Twitter nuk arriti të sigurojë informacione të mjaftueshëm për numrin e llogarive “spam” dhe false.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Musk ra dakord të paguante 1 miliard dollarë nëse tërhiqej. Por Twitter ende mund të kërkojë të mbajë Musk në marrëveshjen e tij origjinale ose të marrë një pagesë më të madhe duke e paditur atë për largim.

Në një dosje, avokatët e Musk thanë se Twitter kishte dështuar ose refuzuar t’u përgjigjej kërkesave të shumta për informacion mbi llogaritë e rreme ose spam në platformë, gjë që është thelbësore për performancën e biznesit të kompanisë.

“Twitter është duke shkelur materiale të dispozitave të shumta të asaj Marrëveshjeje, duket se ka bërë përfaqësime të rreme dhe mashtruese mbi të cilat z. Musk u mbështet kur hyri në Marrëveshjen e bashkimit”, thuhet në dokument.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika