Përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, është pritur nga Myftiu, Naim Tërnava, në Bashkësinë Islame të Kosovës, për festën e Kurban Bajramit.
Don Lush Gjergji i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën.
“Dashtë Zoti të kemi më shumë festime. Jemi këtu për festën e Bajramit të Vogël për të shprehur urimet e përbashkëta. Që të përforcohet bashkimi, afrimi dhe kërkimi i vlerave dhe virtyteve që kemi më shumë nevojë se kurrë”, ka thënë ai.
Përfaqësuesit e Kishës Katolike dhe të Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë ishin të parat që arritën në Bashkësinë Islame të Kosovës për të shprehur urimet.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 9 korrik 2022, Kryesia e BIK, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00 deri në orën 12:00.