Festa e Kurban Bajramit në Tiranë u festua nga shumë besimtarë myslimanë, të cilët mbushën sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe xhamitë për faljen e namazit të Kurban Bajramit.
Kurban Bajrami në Tiranë filloi me faljen e namazit të sabahut, pastaj me këndimin e një pjese nga Kurani.
Kryetari i Komunitetit të Myslimanëve në Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka bërë apel për rininë që të mos ikin nga vendi, por ta projektojnë të ardhmen në vendin e tyre.
“Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tjetrin, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë. Kam një apel për rininë: Pajisuni me moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu, në vendin tuaj”, ka thënë Bujar Spahiu.