Projekti muzikor “Stay with me” do të realizohet nga artistë me famë botërore.
Calvin Harris, Justin Timberlake, Halsey dhe Pharell do të publikojnë këngën “Stay with me” të premtën e 15 korrikut.
Projekti i artistëve do të titullohet “Stay with me” dhe do të shfaqet në albumin e radhës të Calvin Harris, i cili quhet “Funk Wav Bounces Vol. 2” dhe është vazhdim i albumit “Funk Wav Bounces Vol. 1” që është publikuar në vitin 2017.
Albumi “Funk Wav Bounces Vol. 2” do të publikohet i plotë më 5 gusht dhe kënga e parë të albumit u publikua në maj të këtij viti, i cili ishte bashkëpunim me Dua Lipën dhe Young Thug.
Calvin Harris në këtë album do të sjellë bashkëpunime dhe me artistë tjerë duke përfshirë Snoop Dog, Charlie Puth, Offset, Normani e të tjerë.