Jahjaga takon nënë Ferdonijen dhe familjen e heroinës Yllka Domi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me autoren e emisionit "Radar", Edita Doli, ka takuar nënë Ferdonijen dhe familjen e heroinës Yllka Domi

Ish-presidentja Atifete Jahjaga me Ferdonije Qerkezin dhe Edita Doli

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë festën e Kurban Bajramit me Ferdonije Qerkezin, një grua e fortë që nuk u dorëzua ndonëse lufta ja mori bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.

Në takimin e tyre në Gjakovë së bashku me Jahjagen, ishte edhe autorja e emisionit “Radar” në Radio Televizionin Dukagjini, Edita Doli.

“Këtë festë Bajrami vendosa që së bashku me miken time, Edita Doli, ta kalojmë së bashku me nënë Ferdonije Qerkezin, e cila ka humbur bashkëshortin dhe djemtë e saj në luftë”, është shprehur Jahjaga.

Ndërkaq, vizita e ditës së parë e festës së Kurban Bajramit nuk mbaroi me kaq, Jahjaga dhe Doli, kanë vazhduar të bashkëndajnë gëzimin e festës edhe me prindërit e poetes dhe heroinës Yllka Domi, e cila në vitin 1999 është vrarë nga forcat serbe, por kujtimet dhe veprat e saj janë të pavdekshme.

“Një copëz të festës e ndamë edhe me znj.Dashurie dhe z.Afrim Domi, prindërit e poetes dhe heroinës Yllka Domi, e cila e dha jetën e saj për lirinë e Kosovës”, ka thënë ish-presidentja e vendit.

Prindërit e Yllka Domi, Afrim Domi dhe Dashurie Domi së bashku me Atifete Jahjaga dhe Edita Doli

Gjithashtu, Jahjaga ka thënë se ditët e festave bëjnë bashkë shumë familje, dhe e bënë secilin të mendojë për çdo bekim që kanë.

Ndërsa, sipas saj gjatë numërimit të këtyre bekimeve duhet edhe të rikujtojmë se gëzimi dhe festat vetëm se bëhen më të mëdha kur ndahet me të tjerët.

“Ditët e festave mbledhin familjet dhe na bëjnë të mendojmë për bekimet që i kemi. Por, gjatë numërimit të këtyre bekimeve duhet të rikujtojmë që gëzimi e festa shumëfishohet nëse e ndajmë me të tjerët”, ka thënë Jahjaga.

Jahjaga ka thënë se prindërit e Yllka Domit, Dashurie dhe Afrim Domi, janë shembull i fuqisë, shpresës së pa shteruar vetëm për një Kosovë të cilën e kanë ëndërruar dëshmorët e paharruar të luftës për liri.

“Nënë Ferdonija, znj.Dashurie e z.Afrimi janë shembulli i fuqisë, qëndrueshmërisë, e shpresës për një Kosovë të cilën e ëndërruan ata që ranë për të” ka thënë Jahjaga.

Ndërkaq, ajo ua ka uruar çdo qytetari myslimanë, festën e Kurban Bajramit, duke thënë se tryeza e Bajramit të kujton se sa e rëndësishme është familja dhe sa të çmueshme janë momentet që ndahen me të tjerët.

“Qytetarë të dashur myslimanë, me fat festa e Kurban Bajramit! Begatia, harmonia dhe dashuria e pafund shoqërofshin përherë familjet e juaja. Mos harroni të ndani dashuri e pak nga tryeza e juaj e Bajramit me ata që kanë nevojë për pak nga lumturia e begatia e shtëpive tuaja”, është shprehur Jahjaga.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika