Të kuptuarit e bazave të kontaktit me sy mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si njerëzit ju përceptojnë. Kontakti me sy mund të jetë veqanërisht i rëndësishëm kur ju takoni dikë, pasi keni vetëm 7 sekonda për të lënë një përshtypje të parë të fortë.
Sipas studimeve të shumta të autorëve Brett dhe Kate McKay, njerëzit që kanë nivele më të larta të kontaktit me sy me të tjerët përceptohen si njerëz më të ngrohtë, më të bukur, tërheqës, të pëlqyeshëm, të kualifikuar, të aftë, kompetentë, të besueshëm, të ndershëm, të sigurtë, të fuqishëm dhe emocionalisht të qëndrueshëm.
Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton është shembull i shkëlqyer i dikujt që projekton cilësitë e listuara më parë. Clinton njihet si mjeshtër i kontaktit me sy dhe sipas studiueses Ellsberg, kjo është një nga sekretet e mëdha të sharmit dhe bindjes së tij legjendare.
Pse kontakti me sy është i rëndësishëm?
Së bashku me lejimin që ne të shohim, sytë tanë u krijuan për t’u lidhur me njerëzit tjerë. Ndryshe nga fjalimi, i cili funksionon më mirë kur një person është duke folur dhe tjetri është duke dëgjuar, sytë tanë na lejojnë të marrim dhe dërgojmë informacion në të njëjtën kohë, raporton “MichelBalchan”, transmeton Portali Dukagjini.
Sasia e të bardhës në sytë tanë e bën më të lehtë që të tjerët të kuptojnë shpejtë se ku është vëmendja jonë dhe muskujt përreth na ndihmojnë të përcjellim emocione.
“Prirja njerëzore për të parë sytë e dikujt tjetër, për të dëshifruar atë që po mendon fillon shumë herët në jetë. Foshnjet 9-18 muajsh do të fillojnë të shohin sytë e prindërve të tyre për të kuptuar se çfarë po pëcjellin kur fytyra e tyre është e paqartë. Dhe ne vazhdojmë të bëjmë këtë për pjesën tjetër të jetës sonë”, kanë thënë Brett dhe Kate McKay.
Së bashku me vëmendjen, informacionin dhe emocionin sytë tanë mund të komunikojnë dhe personalitetin e ndjenjën se kush jemi. Ekziston një arsyetim i mirë pas fjalës së urtë popullore “Sytë janë dritarja e shpirtit”.
Shkenctarët kanë treguar se të njëjtat gjene përgjegjëse për ngjyrën e irisit (pjesa me ngjyrë e syve) mund të lidhen gjithashtu me zhvillimine pjesës së trurit që kontrollon persosnalitetin tonë. Sytë tanë lujnë rol të madh gjithashtu edhe në ndërgjegjësimin tonë për “mendjen” tek të tjerët, e njohur si “Teoria e Mendjes”.
Pesë këshilla për kontakt me sy me cilësi më të lartë
1.Shikoni të tjerët në sy, por jo pa pushim për shumë kohë. Ekziston një ekuilibër i kujdesshëm në sasinë e kohës që është e përshtatshme: shumë shpejtë dhe mund të dukeni të dobët ose të painteresuar dhe shumë gjatë, mund të bëhet i sikletshëm. Shumë njerëz sygjerojnë kontaktin me sy për 3-5 sekonda.
2.Kur prishni kontaktin me sy, shikoni larg në një drejtim horizontal. Kjo e bën që ju të përceptoheni si të barabartë dhe jo si superior ose inferior.
3.Meqenëse është e pamundur të përqëndrohesh në të dy sytë e dikujt në të njëjtën kohë, një këshillë e zakonshme është të përqëndrohesh në hapësirën mes tyre. Kjo mund të jetë më pak frikësuese se sa të shikosh në të dy sytë, Brett dhe Kate McKay sygjerojnë të përqëndroheni në një sy në një kohë dhe të kaloni përpara dhe mbrapa mes tyre.
4.Nëse jeni duke i kushtuar vëmendjen tuaj dikujt ose jeni të përfshirë në një bisedë, qëndroni të pranishëm. Mos u mundoni të falsikoheni duke shikuar para dhe mbrapa tyre dhe duke shikuar telefonin tuaj, gjatë gjithë kohës mundohuni që mendja juaj të jetë aty.
5. Kur bëni kontakt me sy me të huajt, veproni natyrshëm! Ellsberg shpjegon: “Në të gjitha rastet mbani një shprehje neutrale të fytyrës dhe një vështrim të butë. Ju nuk dëshironi që askush të mendojë se po përpiqeni t’i ngulni sytë, t’i grabisni ose t’i fusni në thes”.
Mundësitë për përmirësimin e kontaktit me sy
1.Shikoni vetën në pasqyrë dhe praktikojeni me vetën tuaj;
2.Praktikojeni kontaktin me sy me anëtarët e familjes;
3.Bëni kontakt me sy me persona të huaj kur jeni duke ecur në rrugë.
Si të bëni kontakt me sy me persona të huaj kur jeni duke ecur në rrugë?
Për të krijuar kontakt me sy me persona të huaj përderisa jeni duke ecur në rrugë ndiqni këto tre sygjerime nga Ellsberg.
1.Mbani shprehjen tuaj të fytyrës neutrale dhe shikimin tuaj të butë;
2. Mos filloni të bëni kontakt me sy me dikë nga shumë larg, sygjerohet që kontakti me sy me personin të bëhet kur jeni 4-5 hapa larg njëri-tjetrit;
3. Shikoni në sytë e personave të huaj mjaftueshëm për të parë ngjyrën e syve.