50 të plagosur në Shri Lanka

Shtëpia e presidentit të Shri Lankës, Gotabaya Rajapaska, është sulmua nga protestuesit për keq-qeverisjen gjatë krizës ekonomike në vend. Kriza ekonomike ka shkaktuar pakënaqësi te njerëzit sepse nuk ka valutë për të paguar mallrat e importuara, shkruan The Guardian.

Protestuesit kërkuan që presidenti Rajapaska dhe kabineti i tij qeveritar të jepin dorëheqje nga posti i tyre duke thënë, “I çmendur, shko në shtëpi.”

Forcat e sigurisë hodhën gaz lotësjellës mbi protestuesit, ku arrestuan 45 persona dhe 50 persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë dhe gazetarë të cilët u dërguan në spital.

Pamje nga protestat

Nga mungesa e energjisë elektrike vendasit po përballen me ndërprerje nga 10 deri në 12 orë të energjisë elektrike. Për të kursyer energji elektrike, qeveria ka ndërprerë ndriçimin rrugor.

“Ne sigurohemi që t’i karikojmë celularët kur kemi energji elektrike, por interneti nuk funksionon siç duhet. Supermarketet janë mbyllur sepse nuk ka ndriçim dhe po paguajmë dy deri në trefishin e çmimir normal për ushqimet bazë”, tha zyrtari i turizmit Zainoor Adnsn.

Grupet e shoqërisë civile kanë paralajmëruar një protestë tjetër për të dielën dhe pritet të marrin pjesë edhe anëtarë të partive opozitare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika