15 vjet pas vdekjes – prokuroria i ngrit aktakuzë një personi

Mbi 15 vjet pasi kishte vdekur M.B., i ishte ngritur aktakuza për lidhje të paautorizuar në shërbime nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan

Në Kosovë ndodh që prokurorët të ngrenë aktakuzë edhe ndaj personave të vdekur.

Ka mbi 15 vjet që ka vdekur, por Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë për lidhje të paautorizuar në shërbime, ndaj personit me inicialet M.B.

I njëjti kishte vdekur më tre nëntor të vitit 2005, ndërkaq aktakuza i është ngritur më 23 janar të vitit 2021.

Gjykatësja e Gjykatës Themelore në Gjilan, Luljetë Shabani, më 27 maj të vitit 2022, ka marrë aktvendim me të cilin e ka pushuar procedurën ndaj të ndjerit M.B., pasi ka pranuar certifikatën e vdekjes së tij.

“Për çka, si dëshmi kemi kërkuar nga shërbimi i ofiçarisë certifikatën e vdekjes, por, një kohë të gjatë nuk e kanë sjellë, pastaj, djali i të ndjerit e ka sjellë të njëjtën me vonesë, më datën 26.05.2022, certifikatën me nr. V….., të dt. ……nga Zyra e Gjendjes Civile në Prishtinë, ku shihet se akuzuari M.B ka vdekur më datën 03.11.2005”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit.

Sipas arsyetimit të këtij aktvendimi, gjykata kishte caktuar shqyrtimin gjyqësor më 16 gusht të vitit 2018.

Por, që nga fletëkthesa ishte konstatuar se i akuzuari kishte ndërruar jetë, shkruan “BetimipërDrejtësi”.

Ndryshe, për një rast të tillë në Komunën e Podujevës gjatë vitit 2020, sipas një hulumtimi të Institutit të Kosovës për Drejtësi, ishte ngritur një aktakuzë e drejtëpërdrejtë, pa zhvilluar hetime.

Sipas aktakuzës, prokurorja e rastit kishte konsideruar se i akuzuari e ka kryer veprën penale dhe ka kërkuar nga gjykata që ai të shpallet fajtor e të dënohet sipas propozimit në aktakuzë.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika