Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe njëherësh kryetari partisë LSDM, Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur një takim më të rinjtë, ku ka thënë se Maqedonia e Veriut nuk ka gjenerata për t’i humbur.
Politika është ajo që duhet t’iu sigurojë një të ardhme të rinjve dhe kjo, sipas tij, do të thotë stabilitet afatgjatë dhe përparim ekonomik i vendit.
“E ardhmja e gjeneratave të reja maqedonase është në Bashkimin Evropian(BE)”, ka thënë kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka folur në lidhje me ‘Propozimin francez’.
“Me propozimin e fundit evropian, ne kemi një gjuhë të pastër maqedonase në BE, që do të thotë fundi i gjithë konfuzionit identitar të popullit maqedonas që po e përjeton me shekuj” ka thënë ai.
Ai ka treguar se si do të flasin qytetarët e Maqedonisë së Veriut, “në BE do të jemi maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Ju do të jeni maqedonas, maqedonase, maqedonase do të jetë gjuha zyrtare në BE. Kjo e mbyll njëherë e mirë temën e identitetit”.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut u është drejtuar të rinjve maqedonas duke iu thënë, “pasi të zgjidhet ky problem, askush nuk mund t’iu sfidojë, mohojë, nënçmojë më. Krenar, për veten e tyre, në BE”.
Ai ka përfunduar duke thënë se, po vijnë kohë të mira për të rinjtë e vendit të tij, dhe ata do të kenë si brengë gjithçka që është normale dhe duhet diskutuar në shekullin e 21-të, ekonominë, shëndetin, arsimin.