Kusari-Lila i drejtohet Petkoviqit: Kur të jeni gati për njohjen e Kosovës, na lajmëroni sepse ne jemi gati

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i është drejtuar në Twitter, Kryenegociatorit të palës serbe, Petar Petkoviçit, duke i thënë se kur të jenë gati për njohje të ndërsjellë të tregojnë, pasi pala kosovare është gati

Mimoza Kusari-Lila dhe Petar Petkoviç

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një postim në Twitter, i është drejtuar Kryenegociatorit të palës serbe në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.

“Kur të jeni gati, Petar Petkoviq, për një marrëveshje të bazuar në njohje të ndërsjellë, siç u ka thënë Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, dhe Parlamenti Evropian, na tregoni, ne jemi gati”, ka shkruar në Twitter, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila ketë reagim e ka bërë pasi Kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, kishte thënë se Kosova nuk dëshiron të dialogojë.

“Kur Mimoza Kusari-Lila thotë se kompromisi me Serbinë është i pamundur, do të thotë se Kosova nuk do të dialogojë” kishte shkruar në Twitter, Petkoviq.

Tutje, Petkoviq ka thënë se “e vetmja alternativë ndaj dialogut dhe kompromisit është tensioni në terren, dhe ajo është çfarë dëshiron Albin Kurti. Serbia do të ruajë paqen dhe stabilitetin, pavarësisht ëndrrave militante të Kosovës”.

 

Republika e Kosovës kërkon njohje të ndërsjellë, ndërsa këtë kërkesë poashtu e ka përkrahur Parlamenti i Evropian, nëpërmjet një rezolute ku kërkojnë që dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të jetë i “bazuar në njohje të ndërsjellë” dhe jo siç po pretendon Serbia që të këtë vetëkompromis.

Kryeministri i  Republikës së Kosovës Albin Kurti kishte  thënë se nocioni ‘Kompromis’ në fjalorin e tij politik nuk ekziston, dhe ka sqaruar se të gjitha kompromiset janë shpenzuar me pranimin e Planit të Ahtisaarit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika