Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, njoftohet se një grua është dhunuar nga një burrë në Gjakovë, kur kishte shkuar te nëna e saj për vizitë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se, para disa ditësh kur kishte shkuar te nëna e saj për vizitë, i dyshuari mashkull kosovar e kishte dhunuar dhe sipas viktimës kjo ka ndodhur në mënyrë sistematike. Viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në spital për ekzaminime mjekësore. Viktima kishte raportuar në polici se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë sistematike.
Ndërsa, njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin janë duke e hetuar rastin.