Sipas një raporti, Twitter ka marrë shërbimet e një kompanie ligjore për të paditur CEO-n e Tesla-s Elon Musk për lëvizjen për të hequr dorë nga blerja e kompanisë prej 44 miliardë dollarësh, njofton FoxBusiness.
Kompania ka punësuar disa firma të mëdha ligjore si Wachtell, Lipton, Rosen & Katz LLP, për ta përfaqësuar atë në një paditje, këtë informatë e ka raportuar Bloomber të dielën, por që burimet që ka cituar nuk kanë pranuar të identifikohen, për shkak të natyrës private të çështjes.
Ndërsa, një kompani ligjore që përfaqëson Elon Musk, ka dërguar një letër në Twitter të premten, duke pretenduar se marrëveshja e bërë ka disa prezantime te rreme dhe të gabuara., kur Musk ka rënë dakord ta blinte kompaninë më 25 prill, dhe ka “shkelur” disa dispozita të marrëveshjes fillestare.
Zyrtarët e Teslas kanë ngritur një shqetësim se në platformën Twitter ka “bots spam” (llogari të rreme), dhe për këtë Musk ka kërcënuar se do të largohet nga marrëveshja nëse kompania nuk tregon se më pak se 5% e përdoruese të saj aktive të përditshëm janë llogari të automatizuara “spam” (llogari të rreme).
Ndërsa zyrtarët e Twitter, në një telefonatë me bordin ekzekutiv kanë thënë se largon nga platforma rreth një milionë llogari të padëshiruara çdo ditë.
Gjithashtu, kanë thënë se llogaritë e padëshiruara (bots spam), përfaqësojnë shumë më pak se 5% të bazës së përdoruesve të saj aktivë të çdo tremujori.