Një person dyshohet të jetë therur me thikë, të hënën e 11 korrikut, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Lajmin për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Ai ka theksuar se viktima menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor.
“Në ora 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë). Është njoftuar ndihma e shpejtë, e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha.
Hoxha potencoi se menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes.