112 Qytetarë në Han të Elezit dyshohet se u helmuan nga uji

Një mjek dhe dy infermierë me një automjet të ambulancës përplot me medikamente nga QKMF-ja në Han të Elezit, të hënë e 11 korrikut në orët e mesditës janë transferuar në fshatin Gorancë

Një mjek dhe dy infermierë me një automjet të ambulancës përplot me medikamente

Ardhjen e tyre me padurim e ka pritur Fadil Berisha, banor i Gorancës i cili ka arsye që me gëzim po e pret ardhjen e mjekut. Posa hynë për kontrolle ai tregon për problemet shëndetësore që i janë shfaqur nga e diela.

“Kam bark-qitje katastrofë, çdo minutë po kam probleme. Kam pasur edhe temperaturë e edhe trupo po më dridhet”, ishin ankesat e Fadil drejtuar mjekut.

Ankesat e qytetarit drejtuar mjekut

Ngjashëm me të për kontrolle gjatë ditës ka pritur edhe Miqail Berisha, veçse ky i fundit bashkë me bashkëshorten.

“Ne po dyshojmë që helmimi po vjen nga uji i pijes por ende nuk e dijmë saktë se çfarë ka ndodhur. Edhe ne i kemi simptomat e ngjashme sikurse të tjerët, temperaturë dhe bark-qitje”, deklaron ai.

Miqail Berisha- Qytetar

Me simptoma të ngjashme të dielën dhe sot 112 pacientë kanë kërkuar trajtim mjekësor, shumica nga ky fshat. Ata me gjendje më të rënduar po e vazhdojnë trajtimin, por sipas mjekut shpejt po e kalojnë. Banorët dyshojnë e shkaktar i helmimit është uji i pijes. Madje, ata tash po shfrytëzojnë burime alternative, e me raste po blejnë nëpër dyqane.

Se helmimi po dyshohet të jetë uji i pijes e konfirmon edhe Drejtoresha e Shëndetësisë, Kimete Kuka-Hasallari.

“Dyshimet janë tek uji por ende diçka konkrete nuk ka pasur. Janë lajmëruar organet kompetente të cilët kanë marrë edhe mostrat e ujit nga të cilat do të dalin rezultatet besoj për 2-3 ditë dhe do të dalim me rezultate dhe raporte konkrete”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Drejtoresha. Ajo tregon se ky fshat furnizohet nga dy burime të ujit, vende në të cilat po kërkojnë gjurmët e helmimit.

Kimete Kuka-Hasallari- Drejtoeshë e Shëndetësisë

“Infornatat që i kemi pra që edhe në Kaçanik është rasti i njëjtë, por jo burimet janë të ndryshme. Burimet e ujit në këtë fshat vijnë nga dy burime të ndryshme që janë me njër rezervuar dhe të paktën duhet t’i bëjmë analizat. Duhet të lokalizohet se prej cilit burim potencialisht kanë ardhur infeksionet”, shprehet ajo.

Të gjithë pacientët me këto simptoma sipas saj janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq deri më tani Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk ka dalme një njoftim lidhur me analizat e ujit në këtë zonë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika