Babai i Marigona Osmanit: Kur e pashë fotografinë, më mirë të më kishin vrarë

Muhabi Osmani teksa flet me plot emocion për të bijën e tij të ndjerë, Marigonën, ka thënë se në momentin kur e ka parë fotografinë "më mirë të më kishin vrarë"

Muhabi Osmani - babai i të ndjerës, Marigona Osmani

Muhabi Osmani –  babai i së ndjerës, Marigona Osmani, ka rrëfyer momentin kur e ka kuptuar se Marigona kishte ndërruar jetë.

I ftuar në “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Osmani teksa flet me plot emocion për të bijën e tij të ndjerë, ka thënë se në momentin kur e kishte parë fotografinë e Marigonës, në gjendjen kur kishte ndërruar jetë, “më mirë të më kishin vrarë”.

“Kur ma kanë treguar fotografinë, më mirë të më kishin vrarë aty, por Zoti po ta dhënka një fuqi. Kam shkuar në shtëpi, kam qenë më një shok të punës, në kuzhinë ka qenë duke më pritur bashkëshortja, kanë qenë fëmijët dhe thashë ta tërheq nga fëmijët dhe hymë në dhomën tjetër”.

“Thashë, Valdete mbahu e fortë, Marigona ka vdekur. Mos qaj për hir të fëmijëve, qëndro. Nuk i tregova, i thashë aksident”, shtoi ai.

Kur pyetet se a i kishin treguar hetuesit se kush ishte i dyshuari, Osmani thotë se “ata më thanë se këtë punë do ta kryejmë ne, dhe faktikisht e zunë”.

“Unë nuk e di se çfarë e ka shtyrë atë ta bëjë atë vepër. Me çu dorë ashtu”, shtoi ai.

Çfarë pret Muhabi Osmani nga drejtësia?

Babai i Marigonës shpreson që drejtësia të vihet në vend.

Ai pret që të dyshuarit për vrasjen e Marigonës të dënohen më dënimin më të lartë, burgim të përjetshëm.

“Së pari pres që ta marrë dënimin maksimal, dënimin e përjetshëm për të dytë, por edhe të shihet se kush ka përgjegjësi më shumë e kush më pak. Si është e mundur me tërë ato vepra, kush janë ata persona, kush ka pasur ndikim, si të lirohet ai person ashtu. Besoj që kësaj radhe drejtësia do të shkojë deri në fund, kam bindje dhe besoj që më të vërtetë Prokuroria ka kryer një punë të madhe”, ka thënë ai.

“Të gjitha i kanë në tavolinë”

“Fakte kanë, argumente kanë, të gjitha i kanë në tavolinë. Nuk munden të na largojnë dhimbjen por sado pak të na lehtësojë, që ta marrë dënimin e merituar”, shtoi Osmani.

“Po të ishte gjithçka konform ligjit, ai do të duhej të ishte në burg dhe ky rast nuk do të ndodhte”.

Ai ka theksuar se kurajon për të vazhduar tutje jetën ia japin fëmijët e tjerë të tij.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

RTV Dukagjini ka siguruar aktakuzën e plotë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda.

Babai i Marigona Osmanit: Nëna e Krivaqës më thoshte kam lidhje të forta në Kosovë e Shqipëri

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika