Çfarë ndodh nëse ndërpriten furnizimet me gazin rus në Gjermani?

Gjermania ka konsumuar 100 miliardë metër kub gaz vitin e kaluar. Dërgesat me gazin rus që vinin përmes Polonisë janë ndërprerë këtë vit dhe ato që transportohen përmes Ukrainës janë kufizuar nga lufta

Logoja e kompanisë ruse, Gazprom.

Gjermania, ekonomia e katërt më e madhe në botë, po përgatitet për të gjithë skenarët, përfshirë edhe ndërprerjen e plotë të furnizimeve me gaz natyror rus pasi të përfundojë periudha e rregullt 10-ditore e mirëmbajtjes në tubacionin Rrjedha Veriore 1.

Punimet në mirëmbajtjen e gazsjellësit, që sjell gaz rus direkt në Gjermani, nisën më 11 korrik, por Berlini po shqyrton nëse gazi po përdoret nga Kremlini për të ushtruar presion politik ndaj Perëndimit, gjë që mohohet nga Moska.

Pse është kaq e rëndësishme Rrjedha Veriore 1?

Ky gazsjellës përbën rrugën më të madhe për gazin rus për në Gjermani, duke sjellë 55 miliardë metër kub gaz në vit.

Gjermania ka konsumuar 100 miliardë metër kub gaz vitin e kaluar. Dërgesat me gazin rus që vinin përmes Polonisë janë ndërprerë këtë vit dhe ato që transportohen përmes Ukrainës janë kufizuar nga lufta.

Nëse Gjermania do të vendoste të aktivizojë fazën tre të planit emergjent, rregullatori i rrjetit, Bundesnetzagentur do të mandatohej që të sigurohej që shpërndarja e gazit do të bëhej në mënyrë të drejtë.

Gjermania është në fazën dy të këtij plani emergjent që prej 23 qershorit, pasi furnizimet me gaz përmes Rrjedhës Veriore 1 ranë në 40 për qind të kapacitetit.

Cilët sektorë janë më të rrezikuar?

Prodhuesit e produkteve kimike, të çelikut, qelqit dhe letrës janë konsumatorët kryesorë industrialë të gazit në Gjermani, por nëse ndërpriten furnizimet me gazin rus, efektet do të rriteshin dhe do të prekeshin edhe industritë e prodhimit të porcelanit dhe ushqimit.

Industria e aluminit, me shitje prej 22 miliardë eurosh dhe 60,000 punëtorë, po ashtu varet nga gazi për të shkrirë aluminin dhe për riciklim.

Në industrinë e letrës, që ka një qarkullim prej 15.5 miliardë eurosh dhe punëson 40 mijë persona. Siç shkruan REL, operatorët thonë se letra dhe kartoni janë jetike për produktet ushqimore, ilaçet dhe produktet e higjienës.

Në parashikimin më të errët deri më tani, një grup i industrisë bavareze ka thënë se shteti mund të humbë deri në 12.7 për qind të performancës së ekonomisë në gjysmën e dytë të vitit 2022, nëse do të ketë ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus.

Cilat janë rreziqet socio-politike?

Mosmarrëveshjet sociale për gazin mund t’i japin shtysë populistëve të ekstremit të djathtë dhe të majtë të spektrit politik. Kjo do të mund të dëmtonte diskursin racional se si do të duhej të veprohej në rast të ndërprerjes së gazit.

Berlini ka miratuar një ligj që lë të hapura mundësitë për të kaluar drejtpërdrejt në çmimet e larta ose për të shpërndarë rritjen e çmimeve në mesin e konsumatorëve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika