Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka nënshkruar kontratë me Watford, skuadrën e parë në London Colney, ky transferim nuk është bërë falas por, as tarifa nuk është bërë e ditur.
Marrëveshja tre-vjeçare përfshin një përqindje të konsiderueshme të shitjes për Barcelonën.
Manaj është luftarak dhe i aftë të kujdeset për veten, por kjo marrëveshje dukej jashtëzakonisht e pamundur javën e kaluar, por klubi janë munduar që të veprojnë sa më shpejtë.
Rey Manaj është tani në Angli, i cili gjatë ditës së martë u takua me zyrtarë në Watford për të diskutuar rreth marrëveshjes.
Manaj, i lindur në Shqipëri në vitin 1997 u transferua në Itali, karrierën në futboll ai e filloi në moshën 11-vjeçare në Cremonese. Më pas ai i’u bashkua Interit të Milanit, por me mundësitë e kufizuara ai fitoi kohë në lojë si huazim në Pescara, Pisa dhe Granada.
Ai bëri një kalim të përhershëm në Spanjë në 2018, duke nënshkruar për skuadrën e Segunda Division, Albacete. Forma e tij atje siguroi një lëvizje te Barcelona B, dhe 16 gola në 31 paraqitje e çuan atë në skuadrën e ekipit të parë në vitin 2021, megjithëse ai nuk u paraqit.
Manaj e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Spezia në Serie A dhe kishte ende një sezon të mbetur në kontratën e tij me Barcelonën.
Sulmuesi ka luajtur 31 ndeshje nga Shqipëria dhe ka shënuar shtatë herë.