Në Ukrainën lindore përkatësisht në zonën Chasiv Yar, raketat ruse goditën një ndërtesë banimi, kështu duke lënë të vdekur dhe të lënduar.
Sipas Shërbimeve të Urgjencës së Ukrainës, numri i të vdekurve nga kjo goditje ka shkuar deri në 38, duke përfshirë edhe një fëmijë.
Nëntë persona janë shpëtuar nga rrënojat dhe më shumë se 320 tonë shkatërrime të ndërtesës janë pastruar, sipas deklarates së Shërbimit Shtetëror të Ukrainës.
Ekipet e emergjencës vazhdojnë të punojnë në vendngjarje.
Përndryshe numri i viktimave civile në Chasiv Yar është nga më të lartat në Donetsk deri më tani.