Gjatë ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me coronavirus, gjatë ditës së martë të 12 korrikut është mbajtur takimi i Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19.
Gjatë këtij takimi sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës është analizuar situata e fundit pas rritjes së rasteve të spitalizuara dhe është kërkuar ri- mobilizimi për përballimin e valës eventuale që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve.
ShSKUK ka bërë të ditur se do të sigurojë qytetarët e vendit se do të mobilizojë të gjitha resurset për tu përballur me do valë të mundshme.
“Kapacitetet infrastruktuore, paisjet mjekësore, furnizimet me barna dhe material mbrojtës pë personelin shëndetësorë, janë disa nga temat e diskutuara në takim,” shkruhet në njoftim.
Gjatë këtij takimi është konstatuar edhe mungesa në disa fusha spcialistike, si anesteziologë, infektologë, pulmologë, e në mënyrë të veçantë nevoja për anagzhim urgjent të stafit shtesë infermieror.
Sa i përket menaxhimit të pandemisë, drejtori i ShSKUK, ka ftuar në takim edhe drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme ditën e mërkurë të 13 korrikut.