A jemi në rrezik nga një valë e re me COVID-19?

Sipas epidemiologes, Rama në tri javët e fundit ka pasur rritje graduale të rasteve që nënkupton që Kosova po hyn në një valë të re me COVID-19

Epidemiologe, Bedrie Rama në emisionin "Five"

“Tri javët e fundit ka ndryshuar situata epidemiologjike sa i përket COVID-19”, ka thënë Bedrie Rama, epidemiologe për rritjen e rasteve të fundit me COVID-19.

Rama në emisionin “Five”, të RTV DUKAGJINI ka thënë se në çdo valë që kaplon vendin, pritet të ketë rritje të rasteve.

Ajo ka thënë ndër të tjera se sa i përket simptomave, janë të njëjta sikurse herave të tjera.

“Është nënvariant i tipit Omicron, simptomat janë djegie e fytit, dhembje e muskulaturës, temperature, ethe dhe plogështi”, ka thënë Rama.

Epidemiologe, Bedrie Rama në emisionin “Five”

Sipas saj kohëve të fundit, ndonjëherë për shkak të këtyre simptomave po komplikohet gjendja e pacientëve.

Sa i përket masave Anti-COVID19, sipas saj duhet të ketë shtim të masave.

Ajo ka bërë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbajnë rend dhe distancë në vendet publike.

“Pandemia ende nuk ka mbaruar , është në mesin tonë”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika