Kosova regjistron popullsinë, serbët të gatshëm të marrin pjesë

Kosova synon që në muajt e ardhshëm të nis procesin e regjistrimit të popullsisë. Ndryshe nga e kaluara, serbët janë shprehur të gatshëm që të marrin pjesë në këtë proces. Arsye kryesore vlerësohet të jetë përfitimi financiar, pasi për shkak të mospjesëmarrjes në regjistrimin e kaluar, vlerësohet se komunave me shumicë serbe u është ndarë buxhet më i vogël, për shkak se ndarja buxhetore për komuna bëhet në bazë të numrit të banorëve

Ilustrim

Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Kosovë, kurdo që të ndodhë pritet të jetë më i plotë.

Kjo pasi serbët po shprehen të gatshëm që mos e bojkotojnë procesin, siç vepruan në vitin 2011.

“Interesante do të ishte. Jam i interesuar që të marrë pjesë në këtë regjistrim. Tash e dy vite kam dal në pension,” u shpreh një qytetar nga Graçanica, Dragomir Markoviq.

E dy qytetarë tjerë, thonë se përveç regjistrimit, nuk kanë ndonjë zgjidhje tjetër, ani se presin instruksione nga Serbia.

“Republika e Serbisë akoma nuk ka thënë ndonjë gjë, por besoj se do të bëhemi pjesë,” ka thënë Miki Radovanoviq, një qytetar tjetër nga Graçanica.

Dragomir Markoviq

“Unë do të regjistrohem, çka të bëjë. Unë po jetoj këtu në Kosovë, asgjë tjetër nuk kam çfarë të them,” u shpreh Nebojsha Radovanoviq.

“Normal që jemi të interesuar që të bëhet regjistrimi i popullatës, me u ditë numri i saktë i popullatës në Kosovë dhe me e ditë çfarë komunitete janë saktë,” ka thënë qytetari, Mustafë Bajrami.

Serbët, sipas Igor Markoviq nga OJQ Aktiv, vendosën që të marrin pjesë në këtë proces, pasi me kundërshtimin që ia bënë në vitin 2011, humbën shumë financiarisht.

“Procesi i integrimit ka pasur progres. Por, gjithashtu mendoj se informatat për procesin e regjistrimit të vitit 2011 nuk kanë qenë të plota, prandaj ai proces ka qenë një mësim, për shkak se buxheti për komunat përcaktohet në bazë të numrit të banorëve. Kështu, mospjesëmarrja në procesin e regjistrimit të vitit 2011, ka bërë që shumë mundësi të mira financiare të humbin,” shtoi Igor Markoviq nga OJQ “Aktiv”

Markoviq me organizatën e tij kanë realizuar edhe një hulumtim në lidhje me këtë çështje.

“Gati gjysma e serbëve të Kosovës janë të gatshëm të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, por në anën tjetër 92 për qind e serbëve të Kosovës nuk janë të informuar se kur procesi do të filloj, si do të duket,” shtoi Markoviq.

E të informuar sa duhet nuk janë as kosovarët.

Ibrahim Rrustemi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregon se procesi është bllokuar nga Kuvendi i Kosovës, pasi Ligji ka kaluar vetëm në lexim të parë.

Rrustemi tregon se edhe ASK-ja ka marrë informacione se serbët janë të interesuar që të marrin pjesë në regjistrim.

“Në bazë të informacioneve që i kemi nga zyrat rajonale, kolegët që i kemi ka disponueshmëri që me iu përgjigj procesit të regjistrimit, mirëpo pa dashtë me shku më tutje kjo është një proces që i përket institucioneve tjera që bëjnë thirrje për përgjigje masovike në procesin e regjistrimit të popullsisë,” ka thënë Ibrahim Rrustemi nga ASK.

Ibrahim Rrustemi nga ASK

Herën e fundit, regjistrimi i popullsisë në Kosovë ishte bërë në vitin 2011.

Sipas këtyre të dhënave, numri i banorëve është rreth 1 milion e 700 mijë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika