Sukseset e “artilerisë moderne” që janë dhuruar nga perëndimi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon t’i mbron pasi forcat e ukrainës kanë goditur një tjetër depo municioni rus gjatë ditës së martë të 12-të korrikut.
Sipas Zelenskyt okupatorët kanë ndjerë se çfarë është artileria moderne, presidenti është shprehur se okupatorët nuk do të kenë prapavijë të sigurt në tokat ukrainase, të cilat at i kanë pushtuar tash e sa kohë.
“Ata mendonin se operacionet e skautëve tanë për të mbrojtur Atdheun e tyre janë urdhra të përmasave më të forta se çdo “operacion special” i tyre,” ka thënë Zelensky gjatë fjalimit të tij.
Frika është e pranishme tek rusët sipas Zelenskyt nga Forcat ukrainase të Armatosura, ku kjo dihet edhe nga përgjimet e bisedave të tyre.
Në qytetin Nova Kakhovka ka ndodhur tronditja tjetër nga shpërthimet në rajonin e Kherson të Ukrainës, gjatë mbrëmjes të së hënës, ku aty kishte shpërthime të forta.
Ukraina ka përdorur sistemet e raketave të shumta lëshuese HIMARS të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe armë të tjera të prodhimit perëndimor, për të shënjestruar depot ruse të municionit, thellë brenda territorit të kontrolluar nga Moska, gjatë javëve të fundit.