Gjatë 24 orëve të fundit, janë bërë, gjithsej, 2 mijë e 30 testime për virusin COVID-19 ku 763 persona kanë rezultuar pozitiv.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, një person ka vdekur nga COVID-19, ndërsa 213 persona të tjerë janë shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 289 persona, sipas njoftimit të ministrisë.
Ndryshe, pas shtimit të rasteve të infektimit me virusin Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), ka vazhduar me thirrjen për vaksinim dhe për bartjen e maskave.
IKShPK ka bërë të ditur se përveç testimit, janë duke i gjurmuar të gjitha rastet e kontakteve me të infektuar.