Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve kërkon nga prokuroria dorëzimin e materialeve shfajësuese

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve në procesin gjyqësor në Hagë ka kërkuar që Prokuroria t’iu vërë në dispozicion menjëherë dokumentet, të cilat lidhen me materialet shfajësuese, pasi sipas tyre, ZPS-ja posedon materiale të tilla, por nuk i dorëzon ato. Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka thënë se prokuroria duhet t’i dorëzojë materialet shfajësuese menjëherë e jo t’i kërkohet të bëjë një gjë të tillë, pasi siç thotë ai, kjo është detyrë e ZPS-së

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Hagë, avokatët kanë kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për vonesa në dorëzimin e materialeve shfajësuese.

Mbrojtja ka kërkuar që Prokuroria t’iu vërë në dispozicion menjëherë dokumentet, të cilat lidhen me materialet shfajësuese, pasi sipas tyre, ZPS-ja posedon materiale të tilla, por nuk i dorëzon ato.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka thënë se prokuroria duhet t’i dorëzojë materialet shfajësuese menjëherë e jo t’i kërkohet të bëjë një gjë të tillë, pasi siç thotë ai, kjo është detyrë e ZPS-së.

”Kur ZPS-ja vendoset në pozitë të vështirë, atëherë ata dorëzojnë material shfajësues, është shumë e thjeshtë. Kjo është një çështje, e cila ka hasur shumë probleme nga ana e prokurorisë, ka dokumente shfajësuese në posedim të ZPS-së aktualisht duke lënë me një anë mocionin që kemi dorëzuar sot lidhur me dokumente serbe, të cilat ju e keni parë i nderuar gjykatës, pra është një proces që duhet bërë dhe bëhet mirë të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata duhet ta bëjnë dorëzimin e këtyre materialeve tani”, ka thënë ai.

Për këtë ka folur edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit, Aydan Elis, i cili ka thënë se nxjerrja e materialeve shfajësuese nuk duhet të shtyhet më.

“Ajo për të cilën ne duam që t’i dalim situatës përpara është që nxjerrja e materialeve shfajësuese. Eshtë detyrim i vazhdueshëm për prokurorinë kështu që prokuroria nuk duhet t’i bëjë bisht për të nxjerrë materialet shfajësuese menjëherë në momentin kur prokuroria e ka një dokumentacion të tillë në duar. Ne sugjerojmë që përveç  ta lidhim atë me kontrollime shtesë të synuara, ajo çfarë kërkojmë ne është që kontrollimet e synuara, të cilat i ka përmendur prokuroria, pra ato të cilat lidhen në mënyrë të drejtpërdrejt me listën e dëshmitarëve dhe listën e provave materiale, pra në qoftë se këto kontrollime lidhen me materiale shfajësuese duhet që materialet shfajësuese të na vihen në dispozicion menjëherë”, ka thënë ai.

Ndërsa, nga prokuroria kanë thënë se mbrojtja po e keqpërfaqëson natyrën e detyrimit sipas rregullës 103.

Sipas prokurorisë, kontrollimet janë duke u kryer dhe nuk përjashtohet mundësia që mund të ketë kontrolle të reja gjatë procedurës.

ZPS-ja e ka kundërshtuar caktimin e një afati për nxjerre të tilla, duke thënë se kufizimi i prokurorisë në këtë aspekt nuk është në interes të askujt.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes nga Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit po vazhdon me pikat e tjera të rendit të ditës. Ndërsa të akuzuarit po marrin pjesë përmes videolidhjes.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika