Zëdhënësi i BE: Vizita e Petkoviqit në Kosovë të mërkurën është dashur që të lejohej

BE në një përgjigje për RTV DUKAGJINI ka thënë se, vizita e Petkoviqit në Kosovë të mërkurën e 13 korrikut duhej të lejohej pasi ishte plotësisht në përputhje me marrëveshjet për vizitat zyrtare

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk është lejuar që të hyjë në Kosovë të mërkurën e 13 korrikut.

E për këtë moslejim të vizitës së tij në Kosovë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, për RTV DUKAGJINI ka thënë se kjo vizitë duhej të miratohej.

Sipas tij, kjo vizitë ka qenë në përputhje me marrëveshjet për vizitat zyrtare, ndërsa ajo e së martës nuk ka qenë në plotësim të këtyre kritereve.

“BE-ja është njoftuar për dy njoftime ditëve të fundit për vizitën e drejtorit Petkoviq në Kosovë. Njoftimi i parë proceduralisht nuk ishte në përputhje me Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare, i cili rregullon procedurat për njoftimin dhe kryerjen e vizitave zyrtare. Njoftimi i dytë, megjithatë, ishte plotësisht në përputhje me Marrëveshjet, prandaj vizita duhej të ishte miratuar”, ka thënë Stano për RTV DUKAGJINI.

Ndër të tjera, ai ka thënë se vizitat zyrtare luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve dhe mirëkuptimit ndërmjet palëve, dhe sipas tij, ato nuk duhet të politizohen.

Ai ka shtuar se BE-ja u kërkon të dyja palëve që të zgjidhin çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të tillë në dialog, duke përdorur kanalet e vendosura të komunikimit të Oficerëve Ndërlidhës.

“Të dyja palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe të zbatojnë detyrimet në pritje, përfshirë vizitat zyrtare”, ka thënë Stano.

Ndryshe, Petkoviqit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë edhe të martën e 12 korrikut.

Kryenegociatori i Serbisë në dialog ka thënë se, Beogradi është i gatshëm të ecë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi.

“Kuptoni që dialogu kërkon një palë tjetër, dikë që do të negociojë dhe do të jetë dakord me ju. Në këtë moment kemi Albin Kurtin që refuzon gjithçka, ndalon vizitat, që sillet me arrogancë. Prandaj i takon BE-së që përfundimisht të përcaktojë qartë se kush është fajtori në dialog dhe sigurisht që nuk është Beogradi”, ka thënë ai.

Petkoviq vazhdon të insistojë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po shkel të gjitha marrëveshjet.

“Ardhja ime sot në Konçul është para së gjithash një mesazh për komunitetin ndërkombëtar, i cili është qartazi i paaftë ose pretendon të jetë i tillë kur bëhet fjalë për Prishtinën dhe kur shikon Albin Kurtin dhe Prishtinën të cilët çdo ditë shkelin marrëveshjet që kemi arritur në Bruksel, duke përfshirë edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare”, shtoi ai.

Siç raportonte KosovaOnline, Petkoviq, të martën kishte thënë se për këtë e ka njoftuar të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së dhe QUINT-in.

“Më janë përgjigjur se kjo është shkelje e qartë e marrëveshjes, por edhe se bëhet fjalë për një lloj gabimi teknik. Dërgova një njoftim të ri dhe nesër në të njëjtën kohë do të jem këtu në Konçul për të parë nëse është gabim i ri teknik apo arbitraritet i Albin Kurtit, i cili dëshiron të prishë të gjitha marrëveshjet dhe të pengojë normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin”, tha Petkoviq.

Ai kishte në plan të merrte pjesë në përurimin e një sheshi në fshatin Kufcë e Epërme të Gjilanit.

 

Petkoviqit i ndalohet sërish hyrja në Kosovë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika