Zyra e Kryeprokurorit: Do t’i marrim të gjitha veprimet e nevojshme për dyshimet ndaj Ramiz Buzhalës

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se do të merren të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi nga ana e kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, në lidhje me dyshimet se Kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhala shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë

Zyra e Prokurorit të Shtetit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, të mërkurën e 13 korrikut, ka njoftuar opinionin publik se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

Gjatë ditës KALLXO.com ka mësuar se kryeprokurori Buzhala po tentonte të dërgonte disa pyetje që kanë qenë në testin me shkrim për bashkëpunëtorë profesionalë. Test është mbajtur gjatë ditës së sotme brënda objektit të ish-Rilindjes, ku është edhe Ministria e Drejtësisë.

Kryeprokurori Buzhala pasi dërgoi pyetjet dhe udhëzimin se ka kohë deri në orën 13:00, tutje ai vazhdon të thërrasë në telefon, ndërsa kur përgjigjet ekipi i KALLXO.com, ai nis arsyetimin.

“Adelina, përshëndetje! Adelina… Adelina…! Ja gabim, gabim jem, Adelina gabim është diçka…”, nis bisedën kryeprokurori Buzhala, derisa nuk përgjigjet se nga kush i ka marrë këto pyetje.

Ndryshe, më 28 maj, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e 199-të ka zgjedhur prokurorin Ramiz Buzhala si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Prokurori Buzhala ka marrë besimin e shtatë anëtarëve të KPK-së, ndërsa tre ishin kundër dhe një votë abstenim.

Buzhala punën e tij do ta fillonte më 1 qershor 2021 dhe do të ketë mandat deri më 31 maj 2025, kishte raportuar “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, në garë për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë ishte edhe ish-anëtarja e KPK-së, prokurorja Dëshire Jusaj, mirëpo ajo ishte vlerësuar me më pak poena, dhe në këtë mënyrë anëtarët e KPK-së kishin mundësinë të votonin vetëm për prokurorin Buzhala.

Përfaqësuesja e Komisionit për rishqyrtim, prokurorja Merita Bina-Rugova ka thënë se ky komision ka shqyrtuar kundërshtimin e prokurores Jusaj ndaj vlerësimit të panelit, mirëpo ky kundërshtim është aprovuar vetëm pjesërisht.

Sipas saj, ka pasur një dallim në mes të vlerësimit të disa anëtarëve të panelit vlerësues dhe poentimit të tyre për këtë kandidate dhe për këtë arsye është aprovuar pjesërisht kundërshtimi.

Lidhur me këtë vlerësim të Komisionit për rishqyrtim, ish-kryeprokurori Lumezi kishte thënë se pavarësisht që është aprovuar një pjesë e kundërshtimit, për të njëjtën ka një poentim më të ulët se për prokurorin Buzhala dhe në këtë mënyrë ai propozoi që të hedhet poshtë kundërshtimi i kandidates Jusaj.

Këtë propozim e ka përkrahur edhe anëtari i KPK-së, profesori Agron Beka dhe anëtarët e tjerë, të cilët përmes votimit, vendosen që ta hedhin poshtë kundërshtimin e saj.

Sipas paragrafit 1 të nenit 17 të Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës thuhet se në rastet kur një kandidat merr më së shumti poena duke kaluar më shumë se 3% se kandidati i dytë, i njëjti votohet për t’u konfirmuar nga KPK.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika