Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe popullin francez me rastin e festës kombëtare, ka thënë se Kosova është krenare për bashkëpunimin midis dy vendeve.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka thënë se mirëpret forcimin e mëtejshëm të partneritetit.
“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ndërsa festojmë këtë ditë të veçantë, presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen tonë”, ka shkruar Osmani.
Nous souhaitons au Président @EmmanuelMacron et au peuple français une joyeuse fête nationale! 🇽🇰🤝🇫🇷
Kosovo is proud of our enduring partnership, rooted in shared values, trust and respect. As we celebrate this special day, we look forward to further strengthening our bond. pic.twitter.com/9seoSTswQr
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 14, 2022
Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar popullin francez me rastin e festës kombëtare.
Sipas tij, 14 korriku është një nga datat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, edhe pse është festa kombëtare e Francës. Sepse siç thotë ai 14 korriku i vitit 1789 u bë më shumë si një referencë e ndërgjegjes humane e qytetare.
“Nën numrin e kësaj date revolucionare paraqitej në tërësinë e Evropës dhe botës, masa më e madhe evolucionit historik që do të shpinte në përputhjen e së drejtës politike dhe së drejtës shoqërore”, ka shtuar Kurti.
Kurti ndër të tjera ka thënë se për kombe dhe popuj të asaj kohe, kjo datë dhe ngjarja që ajo shenjon u paraqitën si një limit që duhej mbërritur tashmë, si një detyrë e paanashkalueshme, pavarësisht konservatorizmave të regjimeve e shoqërive, ndalimeve në konceptimin e sovraniteteve dhe drejtësisë, gjendjeve gjeopolitike në të cilat mbaheshin të ngulfatura fuqitë e kohës.
Sipas Kurtit, mendësia e francezëve në këtë datë e gjeti edhe orientimin e saj kombëtar, por edhe universal. Në një farë mënyre, me hartimin e të drejtave të njeriut, me hamendësimin e universalitetit të tyre, çdo francezi i delegohej puna që në kombin e vet t’i mendonte të drejtat e njeriut të zbatueshme në tërë botën.
Kurti uron 14 korrikun, festën kombëtare të popullit francez