Kurti uron popullin francez për festën kombëtare

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka uruar popullin francez me rastin e festës kombëtare. Sipas Kurtit, 14 korriku i vitit 1789 u bë si një referencë e ndërgjegjes humane e qytetare, datë në të cilën mendësia e francezëve e gjeti edhe orientimin e saj kombëtar e universal

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar popullin francez me rastin e festës kombëtare.

Kreu i Qeverisë, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se 14 korriku është një nga datat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, edhe pse është festa kombëtare e Francës. Sepse siç thotë ai, 14 korriku i vitit 1789 u bë më shumë si një referencë e ndërgjegjes humane e qytetare.

“Nën numrin e kësaj date revolucionare paraqitej në tërësinë e Evropës dhe botës, masa më e madhe evolucionit historik që do të shpinte në përputhjen e së drejtës politike dhe së drejtës shoqërore”, ka shtuar Kurti.

Kurti ndër të tjera ka thënë se për kombe dhe popuj të asaj kohe, kjo datë dhe ngjarja që ajo shenjon u paraqitën si një limit që duhej mbërritur tashmë, si një detyrë e paanashkalueshme, pavarësisht konservatorizmave të regjimeve e shoqërive, ndalimeve në konceptimin e sovraniteteve dhe drejtësisë, gjendjeve gjeopolitike në të cilat mbaheshin të ngulfatura fuqitë e kohës.

Sipas Kurtit, mendësia e francezëve në këtë datë e gjeti edhe orientimin e saj kombëtar, por edhe universal. Në një farë mënyre, me hartimin e të drejtave të njeriut, me hamendësimin e universalitetit të tyre, çdo francezi i delegohej puna që në kombin e vet t’i mendonte të drejtat e njeriut të zbatueshme në tërë botën.

“Me këtë rast ia uroj Francës dhe francezëve, por edhe popullit të Kosovës, këtë datë dhe këtë ngjarje të shumëfishtë ku shkencat e artet bëjnë pjesë sa edhe politika e lirisë dhe drejtësia e barazisë! Kërkesa është e thjeshtë: nuk ka kontratë shoqërore kur dikujt i mohohet të përdorë mundësitë e tij, nuk ka kontratë shoqërore nëse humbja ose mohimi i vlerave të dikujt nuk shihen si humbje kolektive”, ka thënë Kurti.

Ai, ndër të tjera, ka shtuar se pushteti na bën të harrojmë shpejt vullnetin që ruan institucionet, ndërsa fuqia na bën shpejt të harrojmë shoqërinë njerëzore.

“Ngase, brenda ushtrimit të pushtetit, vullneti e ka të kundërtën e vet. Ky është cinizmi. Në direktivën e mosrënies në cinizëm na duhet rikujtimi sa më i vërtetë e i plotë i 14 korrikut dhe i tërë ngjarjeve që e rrethuan”, ka përfunduar Kurti postimin e tij.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika