“Ne nuk harrojmë”, në mbështetje të së ndjerës, Marigona Osmani

Të enjten e 14 korrikut, në Gjykatën Themelore të Ferizajt, para se të fillojë seanca, janë vendosur mbishkrime si shenjë mbështetjeje ndaj të së ndjerës, Marigona Osmani

Mbishkrimet para fillimit të seancës gjyqësore të vrasjes së Marigona Osmanit

“Ne nuk harrojmë” është mbishkrimi kryesor i vendosur në objektin e Gjykatës Themelore të Ferizajt nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, që po bëhet si shenjë mbështetjeje ndaj së ndjerës, Marigona Osmanit para se të fillojë seanca.

Po ashtu, në pankarta shihen edhe detaje nga aktakuza me të cilën ngarkohen të pandehurit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.

No description available.

Ndryshe, seanca ndaj të pandehurve, Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit, është caktuar për në orën 10:00 dhe i është caktuar gjyqtarit Sahit Krasniqi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmanin.

Në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Krivaqa, ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ndërsa, thuhet se i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit. Me çka akuzohet se kreu veprën penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur, të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

RTV Dukagjini ka siguruar aktakuzën e plotë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika