Szunyog: Miratimi i ligjeve të fundit në Kuvend është një hap kyç drejt procesit të integrimit evropian

Shefi i Zyrës së BE, Szunyog ka thënë se miratimi i projektligjeve të fundit në Kuvendin e Kosovës është një hap kyç në garantimin e sundimit të ligjit dhe një hap para drejt proceseve euro-integruese

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur që në dy javët e fundit në Kosovë janë miratuar disa ligje, siç thotë, të rëndësishme për procesin e integrimit evropian.

Këtu ai ka përmendur Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e ri për Procedurën Penale.

Në një postim në Twitter, Szunyog ka thënë se miratimi i këtyre ligjeve paraqet një hap kyç legjislativ në garantimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tutje, ka thënë se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ndryshe, gjatë ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës është votuar në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe projektligji për deklarimin e pasurisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika