AGK reagon ndaj fjalimit të deputetes Pacolli, e cilëson si kërcënim ndaj mediave

Pas fjalimit të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në Kuvendin e Kosovës, kanë reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, duke e cilësuar atë si kërcënim ndaj mediave

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, kanë reaguar ndaj fjalimit të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Sipas AGK-së, fjalimi i Pacollit në Kuvendin e Kosovës, është thirrje për rregullim qeveritar të mediave.

Në reagimin e AGK-së, thuhet se fjalimi i deputetes Pacolli paraqet rrezik për lirinë e medias në Kosovës.

“Në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos mediave online. Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMShK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK

Po ashtu, në reagimin e tyre, thuhet se shumica e mediave, janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ.

“Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës – Press Council of Kosovo”, vijon njoftimi i tyre.

AGK, fjalimin e deputetes Pacolli e ka konsideruar kërcënim serioz ndaj mediave.

Deputetja e LVV-së thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që të “marrin masa ndaj mediave”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi, ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës që të ndërmarrin masa lidhur me funksionimin dhe transparencën e disa mediave private.

Kjo për shkak se, sipas saj, mediat në Kosovë po bëjnë shantazhe politike.

Gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ajo ka theksuar se kjo gjë të cilën ajo e konsideron “shqetësuese”, është përmendur edhe në rezolutën e fundit për Kosovën të miratuar nga Parlamenti Evropian, gjë që sipas saj, nuk kishte ndodhur më parë.

“Një gjë shqetësuese që përmendet në Rezolutën e fundit, dhe që nuk është përmendur asnjëherë në Rezolutat e mëparshme edhe si qeveri duhet të merren masa, është se vitet e fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online që po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik”, ka thënë ajo.

“Këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funskionimin e mediave, me transparencën si dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka shtuar Pacolli.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika