“Vaksinimi mbetet arma më e fortë e parandalimit të infektimit nga COVD-19 dhe nën variantete e tij”, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi.
Infektologu ka folur për rikthimin e COVD-19 dhe të nën tipeve të tij, duke thënë se dy variantet e reja të omicronit janë BA4 dhe BA5.
Krasniqi ka thënë se këto variante janë duke u studiuar se çfarë shpejtësie kanë në përhapje, sa është rezistent imuniteti ndaj këtyre varianteve, dhe ndikimi i këtyre te personat që kanë kaluar infektimin.
“Këto variante janë prezente në komunitet, por se sa do të jenë të rrezikshme ende nuk ka informata”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se këto variante nuk po kanë fuqi te personat që kanë marrë tri doza të vaksinimit, pasi sipas Krasniqit, ata nuk po hospitalizohen.