5 mijë e 497 studentëve këtë vit Universiteti i Prishtinës ua ka hapur dyert. Por, ndryshe nga herët e tjera, studentët më shumë i janë drejtuar dyerve të Fakultetit Mjekësisë dhe atij teknik.
E maturantja, Kosovare Uka dokumentet i ka dërguar në këtë të fundit, sipas saj, ky fakultet do t’i ofroj punë më shpejtë në të ardhmen.
“Me ndihmën që më thanë këtu, se mundemi me gjetë nëse vazhdon në këtë fakultet edhe në kompani shumë të mëdha thash pse mos ta provojë. Ndoshta kam fat dhe pranohem,” u shpreh maturantja, Kosovare Uka.
Ndërsa, prorektorja për arsim, Mimoza Ibrani tregoi për drejtimet specifike më të dëshiruara për studentët deri tani.
“Programët më të kërkuara janë ato të cilat ofrohen nga fakulteti i mjeksisë, prinë mjekësia e përgjithshme, pastaj stomatologjia, infermieria, stomatologjia e kështu me radhë pastaj kemi një numër të konsiderueshëm të aplikimeve në programin inxhinieri softuerike, kompjuterike, programi shkenca kompjuterike, në programin psikologji, gjuhe angleze dhe gjermane,” tregoi më shumë prorektorja, Mimoza Ibrani.
Numri i madh i aplikimeve në këto drejtime sipas njohësve të arsimit është dukuri pozitive.
“Po mendoj që ky është sinjal i vendeve të punës edhe në Kosovë edhe në Evropë madje edhe në botë profesionet në inxhinieri dhe IT janë profesionet më të kërkuara dhe ka vende të reja pune për këto profesione,” ka thënë njohësja e arsimit, Bardha Qirezi.
Fakulteti me më pak aplikues është programi edukim fizik dhe sport.
Aplikimi për maturantë në Universitetin e Prishtinës, është i hapur deri më 19 korrik.