Klinaku del me tre kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës

Faton Klinaku nga organizata e veteranëve të luftës, ka dalë me tri kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës, për përfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale

Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një reagimi i ka radhitur, tri siç i ka quajtur ai, mundësi që ka Qeveria e Kosovës, për të marrë veprime në lidhje me veteranët e luftës.

Mundësia e parë sipas tij, është që veteranët të bëhen pjesë e rritjes së pagës minimale, dhe të mos përjashtohen nga kjo e drejtë.

“Të rritet paga minimale e veteranëve t’iu bëhen pagesat me ligjin që është në fuqi e që lidhet me pagën minimale në Kosovë, me anë të të cilit me vite të tëra janë diskriminuar me mijëra veteranë që punojnë duke mos përfituar asnjë cent, e ta luftojë sa më shumë ekonominë informale”, ka shkruar Klinaku.

Mundësia e tretë e Qeverisë së Kosovës, sipas Klinakut, është që të bëhet kategorizimi i veteranëve, dhe pasi të bëhet ky kategorizim të paguhen edhe veteranët që janë me kontrata të punës.

“Ta bëjë kategorizimin, (nëse mund t’i merr dosjet nga prokuroria për shkak se lënda është në gjykatë), ku pasi do të përfundonte ai kategorizim do të futej ligji tjetër në fuqi, me anë të të cilit përveç veteranëve të papunë që do ta merrnin beneficionin e plotë sipas kategorizimit, parashihet që të paguhen 50% të beneficionit edhe ata që punojnë”, ka shkruar Klinaku.

Kërkesa e tretë e Klinakut për Qeverinë, është që të iniciohet një ligj i ri, që do të mundësonte që të gjithë veteranët të përfitojnë nga beneficioni i shtetit, pa marrë parasysh se a punojnë a po jo.

Më 16 qershor të këtij viti, organizatat e veteraënve të UÇK-së, kishin protestuar para Kuvendit të Kosovës, me kërkesën kryesore për përfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.

Pas protestës, përfaqësuesit e veteranëve ishin takuar me kryeministrin Albin Kurti, por nga ai takim nuk kishte pasur ndonjë marrëveshje.

Ditë më vonë, ligji për pagën minimale, ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, me votat e shumicës parlamentare, duke i lënë jashtë rritjes së pagës minimale veteranët e luftës. I vetmi deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që kishte votuar kundër ka qenë Fatmir Humolli.

Ndërkaq, organizatat e veteranëve kanë paralajmëruar përsëri protesta në kundërshtim të ligjit të ri për pagën minimale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika